SPAK nuk i jep dosjen fizikisht/ Mbrojtja e Veliajt: S’ka asnjë provë në duar

Një ditë pas deklaratës dhe sqarimit publik të bërë nga SPAK në lidhje me pretendimet e Erion Veliajt se nuk është njohur me aktet e procedimit, ka reaguar pala mbrojtëse e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Mbrojtja e Veliajt thekson se procesi në GJKKO, ku ende po zhvillohen seancat paraprake, nuk mund të vijojë pa u njohur Veliaj me të gjitha aktet në mënyrë reale dhe jo formalisht.

“Procesi nuk mund të vijojë pa u garantuar më parë që i pandehuri dhe mbrojtja janë njohur në mënyrë reale dhe jo formale, me materialet mbi të cilat do të zhvillohet gjykimi, një standard i pandryshueshëm në çdo sistem të së drejtës dhe pjesë përbërëse e parimit të “due process”, thekson mbrojtja.

SPAK-ut i përgjigjen edhe mbi pretendimin e tyre se seancat paraprake në GJKKO janë shtyrë për shkak të mungesave të pajustifikuara të mbrojtësve të të pandehurve apo dhe kërkesave të padrejta të tyre. Ekipi ligjor i kryebashkiakut thotë se kërkesat e tyre për tu njohur me aktet në asnjë rast nuk kanë qëllim që të zvarrisin procesin ligjor, por të garantojnë një proces të drejtë, pasi Veliaj ende nuk ka në dorë asnjë provë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top