Skadon afati kushtetues, Begaj “miraton” në heshtje ligjin “Për barazinë gjinore”

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kaluar në heshtje ligjin e shumëdebatuar “Për barazinë gjinore”.

Ligji u miratua më 6 nëntor në parlament me 77 vota pro dhe 36 kundër. Afati kushtetues për firmën e presidentit skadoi, pa firmën e tij, ligji “kaloi në heshtje”, dhe tani hyn në fuqi.

Përpara dekretimit pati kundërshtime të forta. Deputete të opozitës i bënë thirrje presidentit të mos e dekretonte, duke argumentuar se ligji cenon Kushtetutën dhe liritë themelore si feja, edukimi dhe media. Po ashtu, grupime fetare dhe shoqëri civile kritikuan disa nene të ligjit, duke i cilësuar si të papërshtatshme për familjen dhe traditat shqiptare.

Autoritetet që mbështetën ligjin argumentuan se ky hap është i nevojshëm për të harmonizuar legjislacionin me standardet ndërkombëtare dhe për të garantuar barazi gjinore në punë, arsim, përfaqësim dhe në të drejtat sociale.

Me “heshtjen” e presidentit dhe hyrjen në fuqi të ligjit, çështja konsiderohet si e përfunduar në nivel institucional. /BW

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top