SHBA’ja shtrëngon masat para Botërorit, plot tifozë s’do të mund të udhëtojnë

Numërimi mbrapsht drejt Kupës së Botës 2026 ka nisur dhe disa prej përfaqësueseve më të forta në botë e kanë siguruar tashmë vendin e tyre në turne.

Vera e ardhshme pritet të jetë një festë e gjithçkaje të bukur që futbolli ka për të ofruar. Megjithatë, sipas raportimeve të The Times, turneu nuk do të zhvillohet pa polemika.

Irani siguroi pjesëmarrjen e tij të katërt radhazi në Kupën e Botës më herët këtë vit, pasi kaloi me sukses tre grupe të vështira kualifikuese të AFC-së.

Por SHBA-ja ka prej vitesh rregulla të rrepta vizash, të cilat mund të pengojnë tifozët iranianë të udhëtojnë për të parë ndeshjet e ekipit të tyre.

As tifozët haitianë nuk do të lejohen të hyjnë në SHBA gjatë turneut për shkak të rregullave strikte të vizave dhe kjo nuk është e gjitha.

Në një tjetër kthesë të papritur, The Times raporton se Shërbimi Amerikan i Emigracionit dhe Doganave, i njohur si ICE, mund të kryejë kontrolle dhe operacione gjatë zhvillimit të ndeshjeve.

Andrew Giuliani, i cili drejton aktualisht grupin e punës së Shtëpisë së Bardhë për Kupën e Botës, e ka konfirmuar këtë në intervistën e tij për The Times, duke shkuar deri aty sa të deklarojë se çdo tifoz që konsiderohet rrezik nuk do të lejohet të hyjë në vend gjatë kohës së kompeticionit.

Për herë të parë në histori, 48 përfaqësuese të ndryshme do të marrin pjesë në Kupën e Botës FIFA në turneun e vitit të ardhshëm.

Kupa e Botës 2026 do të nisë më 11 qershor, ndërsa finalja është planifikuar të luhet më 19 korrik.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top