Macron paralajmëron se SHBA mund të ‘tradhtojë’ Ukrainën

Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi se ekziston mundësia që SHBA-ja të tradhtojë Ukrainën, lidhur me çështjen e territoreve. Kjo, sipas një transkripti të rrjedhur nga një telefonatë mes liderëve evropianë për mbrojtjen e Kievit, raporton revista gjermane “Der Spiegel”.

Në bisedë, e cila u zhvillua të hënën dhe përfshin Macronin, kancelarin gjerman Friedrich Merz, sekretarin e NATO-s Mark Rutte, presidentin finlandez Alexander Stubb, presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe të tjerë, u diskutua mbi negociatat e udhëhequra nga SHBA-ja me Ukrainën dhe Rusinë.

Macron, sipas Spiegel, tha se ekziston mundësia që SHBA-ja ta tradhtojë Ukrainën. “Ekziston mundësia që SHBA-ja të tradhtojë Ukrainën në çështjen e territoreve, pa pasur garanci të qarta për sigurinë”, ka thënë ai. Macronka shtuar se kjo paraqiste “rrezik të madh” për Zelenskyyn. Zyrtarët e Élysée-së mohuan se Macron ka përdorur fjalën “tradhti”.

Merz tha se Zelenskyy duhet të jetë “jashtëzakonisht i kujdesshëm ditët e ardhshme” dhe u shpreh se “po luajnë lojëra, si me ju ashtu edhe me ne,” duke iu referuar dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët zhvilluan bisedime pesë-orëshe me Putinin.

Presidenti finlandez Stubb dhe sekretari i NATO-s Rutte ranë dakord me Merz, duke theksuar se Ukraina nuk duhet të lihet vetëm përballë negociatorëve amerikanë, ndërsa një diplomat ukrainas paralajmëroi se vetëm Rusia përfiton nga ndasitë mes Evropës dhe Amerikës, raporton “Politico”.

Biseda erdhi pas një plani paqeje 28-pikësh të shpërndarë nga administrata Trump, i kritikuar për favorizim të Rusisë. Negociatat e mëpasme në Gjenevë prodhuan një plan të përditësuar 19-pikësh, të cilin Rusia ende nuk e ka pranuar, duke vazhduar të kërkojë që Ukraina të japë pjesë të mëdha të territorit të saj lindor, të kufizojë ushtrinë dhe të mbajë zgjedhje të reja.

Gjithashtu, në bisedë u diskutua për pasuritë e ngrira të Rusisë, me disa liderë që insistuan se përdorimi i tyre për ndihmë financiare dhe ushtarake për Ukrainën është çështje e BE-së, jo e SHBA-së.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top