Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Mirlinda Karçanaj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është paraqitur në SPAK.

SPAK ka hapur një hetim për abuzimet me 12 tendera në AKSH, procedura për të cilat do të pyetet Karçanaj.

Karçanaj ka qenë në shoqërinë e avokates së saj në SPAK.

Kujtojme qe ne fillim te muajit nentor, Partia Demokratike ka denoncuar Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit se ka bërë kontrata të dyshimta me vlerë miliona euro.

Sipas Partise Demokrtike jane shpenzuar 7 milionë euro me TVSH gjatë periudhës 2018-2025, duke përdorur procedura të mbyllura dhe pa transparencë, me negocim pa shpallje të njoftimit të kontratës, dhe me të njëjtin përfitues në çdo rast.

Partia Demokratike i ka kerkuar SPAK të nisë menjëherë hetimet për këto kontrata dhe të japë përgjigje për pyetjet thelbësore që prekin interesin publik.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top