Rrihen lojtarët e Skënderbeut e tekniku Gjoka në Fushë Krujë: ndeshja nuk zhvillohet

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Fushë-Krujë, në prag të sfidës Iliria-Skënderbeu në kuadër të javës së 14-të të Kategorisë së Parë. Para ndeshjes në stadiumin “Redi Maloku” janë sulmuar lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka. Konkretisht bëhet fjalë për Saleh Nasr, Altin Ukiçin dhe Mario Gjatën. Në këtë pikë është marrë vendimi për të mos e luajtur ndeshjen.

Ajo që e bën më të turpshme ngjarjen është se kanë qenë futbollistët e Ilirisë dhe stafi i tyre teknik që kanë sulmuar homologët bardhekuq në dhomat e zhveshjes, para se skuadrat të dilnin për nxehjen. Me shumë mundësi përplasja lidhet me tensionet e krijuara që në ndeshjen e fazës së parë në Korçë, ku Skënderbeu triumfoi 2-0.

NJOFTIMI I SKËNDEBREUT
“DEKLARATË
Reagim i klubit KF Skënderbeu. Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes. Ky nuk është futboll. Në këto kushte nuk mund të luhet futboll. Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare”.

REAGON FSHF
Federata e Futbollit njofton se ndeshja e javës së 14-të, Iliria–Skënderbeu, e programuar për t’u luajtur sot në orën 13:30 në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, nuk është zhvilluar për shkak të shqetësimeve të raportuara lidhur me kushtet e sigurisë.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e mbërritjes së ekipit të Skënderbeut në stadium, mësohet se ka pasur një incident mes lojtarëve dhe stafit të klubit Iliria, ku dyshohet se janë përfshirë edhe në konfrontime fizike.

Për shkak të këtyre rrethanave dhe problematikave të ngritura për sigurinë, është vendosur që ndeshja të mos luhet. Çështja do të shqyrtohet nga komisionet juridike të FSHF-së, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me këtë ndeshje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top