Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Prokurorisë, lë në fuqi vendimin për ish-gjyqtarin

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e prokurorisë për gjyqtarin e lartë Admir Thanza dhe la në fuqi vendimin e apelit që e ka shpallur të pafajshëm.

Vendimi u dha nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë. Ish gjyqtari Thanza u vu nën hetim dhe më pas u dënua për falsifikim me arsyetimin se nuk kishte respektuar ligjin e dekriminalizimit.

Por Apeli nuk e gjeti të provuar këtë vendim dhe në 2022 e shpalli të pafajshëm duke hedhur poshtë hetimet e akuzës.

Pafajësia u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë qe çmoi të pafajshëm ish gjyqtarin që u hetua për mos deklarim të një vendimi të gjykatës italiane.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top