Skandali në BE, kush është zyrtari tjetër i lartë që u arrestua me Mogherinin

Ish-shefja e diplomacisë së BE-së dhe aktualisht rektore e “Collegio d’Europa”, Federica Mogherini, është ndaluar në Bruksel si pjesë e një hetimi për mashtrim dhe korrupsion që përfshin një program trajnimi të diplomatëve europianë.

Sipas mediave belge, së bashku me Mogherinin është ndaluar edhe Stefano Sannino, ish-sekretar i përgjithshëm i Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (SEAE) dhe aktualisht drejtues i DG Mediterraneo në Komisionin Europian. Personi i tretë i arrestuar është një menaxher i Collegio d’Europa, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik.

Sipas njoftimit të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, hetimet kanë të bëjnë me një rast mashtrimi të mundshëm që lidhet me përdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian. U arrestuan gjithsej tre persona. Dy të tjerët janë një menaxher i Kolegjit të Evropës dhe diplomati italian Stefano Sannino, ish-Sekretar i Përgjithshëm i EEAS për periudhën 2021-2025.

Veprat penale të raportuara kanë të bëjnë me periudhën 2021-2022. Veprat që po hetohen përfshijnë mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.

Autoritetet hetuese po hetojnë nëse Kolegji i Evropës ose drejtuesit e tij kishin njohuri paraprake për kushtet e një tenderi publik për financimin e Akademisë së re Diplomatike Evropiane në Bruges. Institucioni, i cili u themelua në vitin 1949 dhe konsiderohet si një “inkubator” i zyrtarëve evropianë, bleu një ndërtesë në Spanjaardstraat në vitin 2022 për të pritur pjesëmarrësit në program, në një kohë presioni financiar, pak para se EEAS të lëshonte një thirrje për financim që përfundoi duke i dhënë asaj 654,000 euro, informon media “Le Soir”.

Hetimi përqendrohet në mundësinë e aksesit në informacion konfidencial në lidhje me tenderin, i cili supozohej të mbetej sekret në mënyrë që të sigurohej trajtim i barabartë i organizatave kandidate. Përpara se dosja t’i përcillej EPPO-së, OLAF kishte intervistuar individët e përfshirë. Deri më tani, nuk ka asnjë tregues se EPPO ose OLAF kanë arritur në përfundimin se është kryer ndonjë shkelje dhe asnjë nga të arrestuarit nuk është akuzuar zyrtarisht, shkruan italiania “La Repubblica”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top