Nëna e Shpat Kasapit: Vitin e fundit s’ka qenë i qetë, lus Zotin të m’i ruajë fëmijët tjerë

Në Akademinë Përkujtimore të mbajtur sot në Çair, nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Gjylymsere Kasapi, ka prekur zemrat e të gjithë të pranishmëve me fjalët e saj të ndjera.

Ajo ka thënë se është e lumtur dhe krenare për djalin e saj, dhe me dashurinë që njerëzit paskan pasur për të.

Ajo theksoi se vitin e fundit Shpati s’ka qenë i qetë, dhe këtë edhe si familje e kishin pasur si shqetësim.

“Sot ndjej një emocion që kurrë në jetë se kam ndjerë, dhe e dinë të gjitha nanat që e kanë humbur fëmijët e vet. Jam krenare dhe e lumtur që paskam lindur një djalë, jo vetëm i imi, Shpati paska qenë djali i të gjithëve. E paskeni dashur të gjithë. Le të prehet në paqe, le të jetë i qetë atje, pasi vitin e fundit s’ka qenë i qetë, dhe kjo ka qenë një parandjenjë e gjithë neve që jemi shqetësuar si familje. E lus Zotin që të më ruajë fëmijët tjerë, pasi kam edhe dritat e tjera të syve”, tha nëna e Shpatit në të pamet që po mbahen në Çair.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top