Greqia është përfshirë nga protesta prej tre ditësh. Edhe këtë të martë është paralajmëruar të mbahet protestë në akset kryesore në Greqi. Fermerët një ditë më parë u përfshinë në përplasje me policinë gjatë tubimit. Ndërkohë sipas mediave greke , fermerët kanë njoftuar se protesta e tyre do të vijojë me bllokimin e porteve.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Këtë të martë kësaj revolte do t’i bashkohen edhe blegtorët.
Duket se edhe në ditët në vijim do të ketë bllokada të tjera në Beoti dhe Evros , ndërsa fermerët po deklarojnë hapur qëllimin e tyre për të vazhduar me bllokadat e porteve dhe doganave.