Më shumë se 30 persona, përfshirë 21 fëmijë dhe adoleshentë, kanë vdekur nga shpërthimet e etheve “të dengues” dhe “të chikungunya-s” në Kubë , njoftuan autoritetet shëndetësore
“Janë regjistruar “gjithsej 33 vdekje për shkak të arboviruseve”, tha zëvendësministrja e Shëndetësisë.
Epidemia e “chikungunya-s”, një sëmundje që shfaqet me temperaturë shumë të lartë dhe dhimbjes së kyçeve. Kjo epidemi shpërtheu në korrik në provincën e Matanzas (perëndim), e cila kufizohet me Havanën.
Pastaj, brenda pak muajsh, ajo u përhap në të 15 provincat e ishullit, ku një epidemi e etheve të dengut po përhapet në të njëjtën kohë.