Berisha: Për presonin që i bëri gjykatës, Ramës duhet t’i hapet padi penale

Kreu i PD Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për presionin që i bëri gjykatës për skandalin Balluku.

Sipas Berishës, për presionin ndaj GJKKO-së që pezulloi Ballukun dhe Kushtetueses që do vendosë nesër për pezullimin, Ramës duhet t’i hapet padi.

“Komisioni i Venecias, meqenëse i referohet nuk ka asnjë rresht asnjë këshillë për ministra. Por masën e pezullimit e parashikon për të mbrojtur të dhënat e hetimit dhe për të paralajmëruar të njëjtin krim. Për Edi Ramën vetëm kur të dënohet. Por ky është kaq i inkriminuar, i ka humbur mendja. E them sërish, “bëj thirrje ti hapet padi penale për presionin që u bëri gjykatës”, tha Berisha.

“Gjykata nuk duhet të kishte vendin tjetër përveç arrestimit të Ballukut. Ajo edhe tani vazhdon të prishë provat. Ajo duhej arrestuar dhe zyrat të ishin në sekuestro”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top