Tatimet vendosin dysheme pagash në ndërtim: Asnjë rrogë nën 80 mijë lekë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka vendosur një dysheme pagash në lidhje me sektorin e ndërtimit, ku nuk do të ketë pagesa nën 80 mijë lekë të rinj. Administrata Tatimore i bën thirrje subjekteve që të sigurojnë deklarimin korrekt të pagave, për të shmangur kontrollet e thelluara dhe masat administrative që parashikon ligji.

Apeli u drejtohet të gjithë biznesmenëve dhe ndërtuesve të sektorit, që të bëjnë deklarimin e plotë dhe të saktë të pagave, duke pasur parasysh informalitetin dhe deklarimin e pagesës mujore.

Në kuadër të planit sektorial të ndërtimit dhe për të luftuar informalitetin në pagat e punonjësve, fokusi i Administratës Tatimore nga dhjetori 2025 e në vijim do të jetë ndërtimi, kryesisht në:

– Subjektet që deklarojnë paga më të ulëta se pagat indikative të publikuara nga Tatimet;

– Subjektet kur ndryshimi i profesionit përdoret për të ulur artificialisht nivelin e pagës.

Në listën e pagave indikative për sektorin e ndërtimit, paga më e ulët është ajo e sanitarit, 600 mijë lekë të vjetra, më pas bojaxhinjtë dhe pllakaxhinjtë, me 850 mijë dhe 900 mijë lekë, ndërsa pagat më të larta janë për arkitektët dhe menaxherët.

Për vlerësimin e riskut të tatimpaguesve që shmangin pagesën reale të pagave të punonjësve, analiza do të ketë si element krahasues pagat indikative të profesioneve në sektorin e ndërtimit sipas tabelës së mëposhtme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top