Dronët rusë shkaktojnë panik, fluturojnë lirshëm mbi Moldavi dhe Rumani

Moldavia dhe Rumania përballen me shkelje serioze të hapësirës së tyre ajrore, e cila është plot me dronë rusë. Moldavia është pothuajse plotësisht e pambrojtur ushtarakisht, kurse udhëheqja rumune e minimizon problemin.

Banorët e një fshati rumun ishin të shokuar. Të martën e 25 dhjetorit 2025 në mëngjes një dron rus u rrëzua në një fermë në fshatin Puiesti, 50 kilometra larg kufirit rumun me Moldavinë. Pronari i frikësuar i fermës u tha mediave lokale se ishte me familjen e tij në shtëpi kur dëgjoi një shpërthim shumë të fortë. Droni goditi një pemë. Shumë fshatarë më vonë i thanë mediave rumune se ishin po aq të tmerruar – disa thanë se kishin frikë nga lufta dhe po “paketonin çantat dhe po largoheshin”.

Pothuajse në të njëjtën kohë, në Moldavi, një dron rus u rrëzua në çatinë e një hangari në fshatin Cuhurestii de Jos, 15 kilometra larg kufirit ukrainas. Banorët atje ishin gjithashtu të tmerruar. “Zgjohesh në mëngjes dhe nuk e di çfarë të presësh”, tha një fshatar i moshuar për stacionin televiziv moldav JurnalTV.

Frika i kaploi jo vetëm banorët e këtyre dy fshatrave, por edhe publikun e gjerë në Moldavi dhe Rumani. Të martën (25.11.2025), të dy vendet pësuan shkeljet më të rënda të hapësirës së tyre ajrore nga Rusia që nga fillimi i sulmit të përgjithshëm ndaj Ukrainës. Gjatë sulmit masiv me raketa ndaj Ukrainës atë mëngjes, gjithsej gjashtë dronë rusë hynë në hapësirën ajrore të Moldavisë, përfshirë atë që u rrëzua në Cuhurestii de Jos.

Në Rumani, droni që u rrëzua në Puiesti thuhet se qëndroi në hapësirën ajrore të vendit për disa orë, duke bërë një trajektore të gjatë mbi pjesën lindore të vendit. Banorët e disa qarqeve morën paralajmërime përmes telefonave celularë gjatë asaj periudhe.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top