Detaje të reja vijojnë të dalin nga ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan Edmond Hyka alias Mondi Mahalla. Bëhet me dije se me tepër se katër postblloqe janë ngritur në Korçë, Pogradec e Devoll pas ngjarjes ku mbeti i vrarë 43-vjeçari.
Direktivat që oficerët e policisë kanë marrë është kontrolli i mjeteve Audi me ngjyrë të zezë, pasi dyshohet se pas ngjarjes autorët e vrasjes të kenë lëvizur drejt Librazhdit ndaj juglindja mbetet një “derë” kryesore në rast se do duan të kalojnë drejt Greqisë. Gjithashtu bëhet me dije se kontrolli do të vijojë edhe për personat që disponojnë armë pa leje apo mjete të tjera të ndaluara.