Kalvari i Neymar duket se nuk ka fund. Talenti brazilian është sërish i ndalur jashtë fushës për shkak të një lezioni në meniskun e gjurit të majtë, i njëjti i operuar në vitin 2023, dhe rruga e tij drejt Kupës së Botës 2026 bëhet edhe më e vështirë. Bëhet fjalë për dëmtimin e katërt të rëndësishëm që kur, rreth një vit më parë, ai la Europën për t’u kthyer të veshë fanellën e Santos. Një rikthim i pritur me entuziazëm në Brazil, por që deri tani ka sjellë më shumë shqetësime sesa siguri.
Ngjarjen e rikonstruktojnë reporterët e Globo Esporte, të cilët shpjegojnë se sinjalet e para të problemit kanë mbërritur që në pjesën e parë të përballjes kundër Mirassol. Neymar do të kishte ndier dhimbje dhe shqetësime të dukshme, por pavarësisht kësaj ai qëndroi në fushë deri në vërshëllimën e trefishtë, duke i përfunduar të 90 minutat. Një rrezik që, me mendjen e kthjellët pas ngjarjes, është treguar i rëndë. Në ditët pasuese gjuri është fryrë ndjeshëm, duke e detyruar t’i nënshtrohej kontrolleve të reja në një klinikë të Sao Paulos.
Lexo më tej: Video tregon si është katandisur Neymar: lë nam kur provon lëvizjen e tij të famshme
Sipas asaj që kanë raportuar mediat braziliane, ende nuk është përcaktuar me siguri nevoja për një ndërhyrje kirurgjikale, por hipoteza e artroskopisë duket shumë e mundshme. Derisa të përcaktohen kohët dhe mënyrat e rikuperimit, pasiguria mbetet totale. Ajo që duket e qartë është se koha po luan kundër tij: për ta parë Neymar në maksimum të formës do të duhen ritëm, vazhdimësi dhe mbi të gjitha një periudhë pa rikthime të dëmtimit, diçka që i ka munguar pothuajse dy vite.
Neymar sofre lesão no joelho e não deve mais jogar em 2025 ➡️ https://t.co/hmbdfhL9hy
Reprodução pic.twitter.com/bKOS1QUPFI
— ge (@geglobo) November 25, 2025
Neymar, dëmtimi i katërt në 12 muaj: Kupa e Botës më larg
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka qenë shumë i qartë në deklaratat e fundit: numri 10 do të thirret vetëm nëse do të jetë vërtet në kushte optimale. Një qëndrim i kuptueshëm, edhe në dritën e serisë së gjatë të problemeve fizike që i kanë kompromentuar paraqitjen dhe gatishmërinë. Për Neymar, i cili edhe në vitin 2025 nuk ka arritur kurrë të arrijë një gjendje të pranueshme fizike për stafin e “verdeoro”-ve, ky ndalesë e re rrezikon të jetë vendimtare.
Te Santos rritet shqetësimi, ndërsa në Brazil debati ndizet sërish: talenti që për vite me radhë ka qenë simbol i Seleçaos tani duket i bllokuar në një tunel pa fund. Dhe me Botërorin gjithnjë e më pranë, gara e tij kundër kohës duket dëshpërimisht në ngjitje. Ëndrra për t’u rikthyer protagonist me fanellën e Brazilit nuk është shuar ende, por rruga është tashmë tejet e ngushtë.
Gol do Vitória! Matheuzinho marca de pênalti na Vila Belmiro e imita comemoração de Neymar.#futebol #santos #vitória #brasileirao #ge pic.twitter.com/ETZTYQF9iL
— ge (@geglobo) October 21, 2025