Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, është vetëofruar të jetë dëshmitar në procesin për “21Janarin”, ku pretendon se ka informacione që nuk kanë dalë në dritë.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha, i pyetur nga mediat në lidhje me këtë fakt, u shpreh se Meta edhe mund të ketë informacione pasi në atë kohë ishte zëvendës kryeministër, por ka zbuluar se Meta në atë kohë i ka shkuar në zyrë dhe i ka deklaruar se do të japë dorëheqjen, pasi nuk do të shkonte në prokurori me statusin e zyrtarit të lartë.
“Dihet botërisht se Edi Rama për të organizuar “21 Janarin’ manipuloi dhe falsifikoi një regjistrim të madh nga i ndjeri Dritan Prifti. Sipas të cilit Meta ishte paguar 700 mijë euro nga një biznesmen që kërkonte të drejtën e tij. Sali Berisha kryeministër, së pari kishte dëgjuar Dritan Priftin që i kërkonte ta emëronte në një detyrë tjetër të rëndësishme ose përndryshe ka një regjistrim. I thash nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës time. Kurrë nuk më merr mua pushtetin.
E dyta, kishte një shkresë të firmosur nga pronari i një kompanie që kishte fituar me gjyq të drejtën e koncesionit të një hidrocentrali.