Detaje të reja dalin nga vdekja e papritur e Shpat Kasapit, një prej emrave më të njohur të skenës shqiptare të muzikës pop. Sipas raportimeve, këngëtari ndodhej në një koncert në Bologna kur papritur ndjeu shenja të keqësimit të shëndetit.
Përpjekjet për të marrë ndihmë mjekësore nuk dhanë rezultat, dhe ai ndërroi jetë në vend. Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një ataku në zemër.