Hilary Duff këngë për Leonardo DiCaprio?

Hilary Duff reagoi ndaj thashethemeve se kënga e saj e re, “Mature,” mund të jetë një referencë për Leonardo DiCaprio.

Gjatë një intervistë në emisionin radiofonik “On Air With Ryan Seacrest,” këngëtarja e njohur e “Come Clean” tha:

“Së pari, po na bën shumë përshtypje spekulimet. Është shumë emocionuese, vërtet 100% emocionuese, dhe interneti është një vend kaq i çuditshëm. Jam e çmendur pas të gjithëve dhe po shoh të gjitha videot.”

Fansat menduan se Hilary Duff mund ta ketë shkruar këngën për DiCaprion, pasi në tekst ajo këndon: “Very Leo of you with your Scorpio touch.”

Shprehja mund të jetë një aludim për nofkën e DiCaprios, “Leo,” dhe për shenjën e tij të horoskopit, akrep, pasi ai ka lindur më 11 nëntor.

Në pjesën tjetër të këngës, Hilary këndon gjithashtu për një mashkull që ka një lidhje me një femër shumë më të re.

Ky fragment ka nxitur më shumë thashetheme, duke përfshirë aludime për stilin e jetës së DiCaprios, i cili është i njohur për lidhjet e tij me gra më të reja. Ndërkohë, këngëtarja po ashtu përmend një vend të njohur, Carbon Beach në Malibu, ku DiCaprio ka një shtëpi.

Disa dyshime u shtuan kur bashkëshorti i Hilary-t, Matthew Koma, ndau një meme në rrjetet sociale me DiCaprion që mbante albumin “Mature.”

Megjithatë, Hilary nuk pranoi as të konfirmonte dhe as të mohoi thashethemet, duke thënë: “Pra, nuk po konfirmoj, nuk po mohoj asgjë këtu.”

Ajo gjithashtu tha se fansat nuk mund ta marrin seriozisht atë që publikon Matthew, pasi, sipas saj, ai është “një troll i madh” që do t’i çojë të gjithë nëpër rrugë të ndryshme dhe do të argëtohet gjatë gjithë kohës.

Kënga e saj “Mature” është single i parë pas albumit të saj të fundit, “Breathe In. Breathe Out,” i cili doli në vitin 2015. Duff pritet të lëshojë albumin e saj të ardhshëm, “Luck…or something,” më 20 shkurt 2026.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top