Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar të padrejtë dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi. Me herët GJKKO e shpalli te pafajshëm Selimin për akuzën e ngritur nga SPAK për refuzim për deklarim e fshehje pasurie.
GJEDNJ theksoi se shkarkimi i një gjyqtari të lartë ka pasoja shumë të rënda dhe se organet e vetingut nuk respektuan standardet minimale të transparencës, arsyetimit dhe të drejtës për mbrojtje. Sipas vendimit u konstatua shkelja e nenit 6, e drejta për një proces të drejtë.
Ndërsa ka publikuar vendimin, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e cilësoi këtë vendim si “një shuplakë të fortë për vettingsat thashethemexhinj dhe për një shtet që ka ngritur thashethemet në nivel kushtetues”.
“Shkëlzen Selimi, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, u shkarkua nga mjeshtrat e vettingut për llogje Kavaje.
Mbi bazën e këtyre llogjeve, ai i vendos në skrutinitet penal absurd për 4 vite me radhë, deri sa gjyqtarja e GJKKO Rudina Palloj, me shumë durim e profesionalizëm e gjeti atë të pafajshëm, me arsyetimin se nuk ka asnjë fakt penal të lidhur me të.
Gjykata e Strassburg sapo shpalli se shkarkimi i gjyqtarit Selimi është i padrejtë dhe në shkelje të Kushtetutës Shqiptar dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Një shuplakë e fortë dhe e merituar për vettingsat thashethemexhinj, por edhe për shtetin shqiptar që thashethemet i ka ngritur në nivel kushtetues.
Urime Shkëlzen Selimit!
Tani shteti të mbyllë spepin dhe të kthejë magistratin në punë se ka nevojë sistemi.”, shkruan Manjani.