Tërmet Peçi në SPAK për aferat korruptive që denoncoi Arben Ristani

Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi ka qëndruar mbi 1 orë në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa në dalje është pyetur nga gazetarët, por nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Në fund, ish kryebashkiaku i Tepelenës ka deklaruar “të fala Ristanit”.

Nga kjo deklaratë rezulton se Peçi është paraqitur në SPAK për një denoncim të bërë nga Arben Ristani, në prill 2025 sipas tij për një aferë korruptive.

Arben Ristani ka depozituar në SPAK një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, duke e akuzuar atë dhe drejtorin e bashkisë, Lorenc Bamin, për ngritjen e një skeme të mirëfilltë korrupsioni me tendera, fonde publike dhe pasuri shtetërore.

Sipas Ristanit, në vitin 2017 Bami ka krijuar përmes bashkëshortes kompaninë “NG STRUCTURES”, e cila më pas ka siguruar tendera në Tepelenë e Gjirokastër me një vlerë që arrin deri në 66 milionë euro, sidomos në projektet e rindërtimit. Ai thotë se kompania është favorizuar edhe nga subjekti “IUMENTIS shpk”, që ka marrë tokë publike dhe leje për thertoren rajonale, për t’i kaluar më pas paratë tek kompania e drejtorit të bashkisë.

Ristani shton se në vitin 2019 Bami krijoi edhe kompaninë “Artreum Generation”, përmes së cilës mori nënkontraktime të tjera, përfshirë një tender të ujësjellësit në Memaliaj. Paralelisht, sipas tij, Peçi ka favorizuar motrën e vet duke i dhuruar mijëra metra katrorë tokë publike për një agroturizëm në fshatin Rexhin, i financuar me rreth 1 milion euro nga fondet IPARD të administruara nga Frida Krifca.

“Ky është modeli i thertores korruptive ku janë futur paratë e qytetarëve të Tepelenës, Gjirokastrës dhe Memaliajt,” deklaron Ristani, duke premtuar se çdo pasuri e përfituar në mënyrë të paligjshme do të konfiskohet.

Denoncimi i Ristanit

Tërmet PUBLIÇITARI dhe drejtori i tij kamikaz Lorenc Bami, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë korruptive për të përfituar 18 milionë euro të ardhura nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Konkretisht në vitin 2017, Lorenc Bami, nëpërmjet gruas së tij themelon kompaninë NG STRUCTURES dhe menjëherë firmosën tendera publikë në Bashkinë Tepelenë dhe Gjirokastër.

Kjo kompani, e vetme dhe në bashkëpunim me operatorë të tjerë, ka rezultuar fituese në tendera me vlerë 66 milionë euro, ku spikasin tenderat e rindërtimit.

NG STRUCTURES rezulton që të jetë kompania e përzgjedhur dhe nga IUMENTIS shpk, kjo e fundit me firmën e Tërmet Publiçitarit ka përfituar tokë publike dhe leje ndërtimi për thertoren rajonale të Qarkut Gjirokastër, e më pas kalon paratë tek kompania e Drejtorit të Bashkisë.

Por abuzimi nuk mbaron me kaq, Lorenc Bami në vitin 2019 themelon dhe një tjetër kompani, Artreum Generation nëpërmjet të cilës ka marrë nënkontraktimin e një tjetër tenderi në Bashkinë Memaliaj për ndërtimin e Ujësjellësit, një tjetër procedurë e denoncuar nga Partia Demokratike.


Të nderuar qytetarë,

Tërmeti i partisë nuk mund të ishte ndryshe nga shokët e Rilindjes.

Me VKB të posaçme, ai i ka dhuruar motrës së tij mijëra metra katrorë tokë publike në fshatin Rexhin për ndërtimin e një Agroturizmi dhe, për financimin sigurisht i vjen në ndihmë shoqja tjetër rilindase Frida Krifca, me një financim në vlerën 220.000 euro me fondet e IPARD.

Për thertoren dhe Agroturizmin e motrës, Frida Krifca ka dhënë rreth 1 milionë euro nga fondet, të cilat duhet të shkonin për fermerët.

Kjo pra është thertorja korruptive në të cilën Tërmeti i partisë i futi paratë e qytetarëve të Gjirokastrës, Tepelenës dhe Memaliajt.

Kjo kasaphanë korruptive me paratë e shqiptarëve do të marrë fund më 11 maj.

Sot në emër të Partisë Demokratike, depozitova pranë SPAK kallëzimin penal për këtë megavjedhje 5T, e cila ka lënë me gojë hapur edhe arkitektët e 5D dhe 5B.

Partia Demokratike zotohet se do t’i çojë para ligjit të gjithë ata që kanë futur duart në xhepat e qytetarëve shqiptarë si dhe do të konfiskojë çdo pasuri të vënë në kurriz të shqiptarëve, për t’i kthyer ato para në buxhetin e shtetit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top