Juventusi është në kërkim të fitores së parë në Champions 2025-2026. Bardhezinjtë, në ndeshjen e javës së 5-të, duan të ndryshojnë ecurinë dhe do të kërkojnë tre pikët në fushën e Bodo/Glimt. Një transfertë e vështirë, duke konsideruar forcën e skuadrës norvegjeze dhe fushën sintetike. Problemeve të njohura u shtohet një tjetër: moti, që mund të ofrojë kushte mjedisore vërtet shumë të komplikuara. Bora do të bjerë me shumicë dhe temperaturat do të jenë shumë të ulëta, madje shumë të ulëta, me një luhatje që do t’i çojë temperaturat sigurisht nën zero, edhe për shkak të erës së fortë.
Në Bodo do të ketë alarm moti
Juve do të luajë praktikisht në veri të Rrethit Polar Arktik. Juventusi, që në Norvegji ka luajtur edhe më parë – në vitet ’90 sfidoi dy herë Rosenborgun pikërisisht në Champions – do të gjejë kushte ekstreme në Aspmyra Stadion, që mund të përfaqësojnë një kundërshtar shtesë. Sepse në qytetin e Bodo ka alarm moti, ku rreziku për borë është shumë i lartë. Dhe, përtej magjisë së topit të kuq, që në Evropë tashmë është një raritet, bora mund të ndikojë jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e ndeshjes.
❄️ #BodoJuve #UCL pic.twitter.com/eyYpywk9Sr
— JuventusFC (@juventusfc) November 24, 2025
Reshje dëbore dhe temperatura shumë të ulëta
Parashikimet e motit janë vërtet të këqija. Reshja e dëborës do të mbërrijë dhe do të prekë Bodo që në orët para ndeshjes së Champions me Juventusin, e parashikuar për orën 21. Priten mes 5 dhe 10 centimetra borë nga ora 19 deri në 24. Teorikisht, në orarin e ndeshjes temperaturat do të jenë patjetër nën zero. Era që do të fryjë nga Perëndim-Jugperëndimi do të vijë nga Deti i Norvegjisë dhe, si pasojë, do të sjellë një klimë edhe më të ashpër me një ndjesi, duket, të rëndë.
Praktikisht, kush do të jetë në fushë dhe në shkallët e stadiumit do të ndihet sikur të ishin një dhjetëshe gradësh nën zero. E gjitha kjo me një ndeshje për t’u zhvilluar në fushë sintetike, që mund ta bëjë atë akoma më të rrezikshme. Pra, probleme mbi probleme në një të martë që nuk duhet të jetë prej luanësh, por prej arinjsh polarë.