Zgjedhjet e 28 dhjetorit, LDK vendos sot për kandidatin për kryeministër

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025, këtë javë pritet të vënë në lëvizje të gjitha subjektet politike në vend. Sot kanë nisur edhe zyrtarisht afatet për formimin e koalicioneve parazgjedhore, certifikimin e partive dhe dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë, faza këto që shënojnë hyrjen e procesit zgjedhor në një etapë vendimtare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se duke filluar nga sot e deri më 30 nëntor subjektet duhet të dorëzojnë në KQZ, respektivisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar, aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu, duke filluar nga sot, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) mund të dorëzojnë listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë.

Për të përgatitur këto lista me kandidatë për deputetë, KQZ u ka dhënë subjekteve politike afat 2-javor. Në këtë atmosferë përgatitjesh, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot në orën 15:00 do të mbajë mbledhjen e Kryesisë Qendrore, ku pritet të propozohet zyrtarisht Lumir Abdixhiku si kandidat për kryeministër. Në mbledhjen e sotme pritet të diskutohen edhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale.

Ky zhvillim tregon se LDK po synon të hyjë në garën e 28 dhjetorit me strukturë të konsoliduar dhe me një figurë të qartë udhëheqëse, ndërsa skena politike pritet të dinamizohet edhe më shumë ditëve në vijim, teksa partitë finalizojnë koalicionet e mundshme dhe listat zgjedhore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top