Trump: Ukrainasit janë mosmirënjohës. BE: Jo marrëveshje të hartuar nga Moska

Donald Trump thotë se Ukraina ishte treguar mosmirënjohëse për përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës, teksa negociatorët amerikanë, ukrainas dhe ndërkombëtarë u takuan në Zvicër për të diskutuar “planin e paqes” që do të përfshinte lëshime të rëndësishme për Moskën nga Kievi.

Presidenti i Polonisë, Donald Tusk, pyeti se nga vinte “plani i paqes” i Trump, pas një pranimi të dukshëm nga sekretari i shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, se teksti ishte hartuar fillimisht nga Moska. Plani parashikon që Ukraina t’ia dorëzojë territorin Rusisë dhe të bëjë lëshime të tjera të mëdha, duke përfshirë kufizimin e ushtrisë së saj dhe mosbashkimin me NATO-n.

Dokumenti u hartua nga Kirill Dmitriev, i dërguari i Vladimir Putin, së bashku me përfaqësuesin special të Trump, Steve Witkoff. Spekulimet bazuar në përdorimin e gjuhës së përdorur sugjerojnë se ai mund të jetë shkruar fillimisht në rusisht dhe më vonë të jetë përkthyer në anglisht.

Një grup senatorësh amerikanë thanë se Rubio u tha atyre se teksti nuk ishte amerikan. Sipas tyre ishte një dokument rus i zbuluar qëllimisht nga Moska, të cilin SHBA-të më pas ia kaluan Ukrainës. Rubio më vonë këmbënguli se SHBA-të “ishin autorë” të propozimit, me “kontribut” nga Rusia dhe Ukraina.

Mes deklaratave kontradiktore dhe një reagimi nga disa senatorë republikanë, Trump u tërhoq nga kërkesa e tij e mëparshme që presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ta nënshkruante marrëveshjen deri këtë të enjte. Duke folur në Uashington, presidenti amerikan tha se “nuk ishte oferta e tij e fundit”, duke hapur derën për ndryshime të rëndësishme.

Duke shkruar në Truth Social të dielën, Trump shmangu fajësimin e Rusisë për luftën. Në vend të kësaj, ai tha se paraardhësi i tij, Joe Biden, ishte përgjegjës dhe i kishte dhënë “gjithçka” Kievit “falas falas falas falas”. Trump shtoi: “Udhëheqja” e Ukrainës ka shprehur zero mirënjohje për përpjekjet tona dhe Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia.”

Udhëheqësit evropianë e kanë bërë të qartë se kërkesat e hartuara nga Moska të mbështetura nga Trump janë kryesisht të papranueshme. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë. Një kufizim në forcat e armatosura të vendit do ta linte atë “të prekshme ndaj sulmeve të ardhshme”, shtoi ajo.

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha se ishte skeptik se një marrëveshje mund të arrihej këtë javë, duke pasur parasysh “dallimet aktuale”. Një ambasador perëndimor tha se evropianët do të vlerësonin me zë të lartë përpjekjet e Trump për paqen në ditët në vijim, ndërsa në heshtje do të kërkonin ta “rishkruanin” planin dhe “ta bënin atë të kuptueshëm”.
Të dielën, Rubio dhe Witkoff mbërritën në Gjenevë së bashku me sekretarin e ushtrisë amerikane, Dan Driscoll, i cili zhvilloi bisedime javën e kaluar me Zelenskyy në Kiev.

Ata u takuan me një delegacion ukrainas të udhëhequr nga shefi i shtabit të Zelenskyy, Andriy Yermak. Më parë, ekipi i Kievit foli me zyrtarë nga Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në një reagim të koordinuar, zyrtarët evropianë thanë se drafti siç është kufizon sovranitetin e Ukrainës duke përjashtuar anëtarësimin në NATO dhe duke vendosur kushte për pranimin e saj në BE. Nëse pranohet, do të vendoste një precedent të rrezikshëm global, argumentojnë ata. Ai gjithashtu përjashton një forcë paqeruajtëse perëndimore për Ukrainën dhe kufizon se ku mund të bazohen avionët e NATO-s. ©LAPSI.al

Një zyrtar tha se Putin po përpiqej ta kthente kohën 30 vjet prapa në arkitekturën e sigurisë së Evropës dhe të zbatonte kërkesat e bëra pak para pushtimit të tij të plotë. Presidenti i Rusisë bëri thirrje që forcat ushtarake të NATO-s të tërhiqen në kufijtë e tyre të vitit 1997, përpara se shtetet baltike dhe Evropa Qendrore t’i bashkoheshin aleancës mbrojtëse transatlantike.

Zelenskyy ka thënë se vendi i tij përballet me një zgjedhje të pamundur midis tradhtisë së interesave kombëtare dhe humbjes së një aleati të madh në formën e SHBA-së. Ai është përpjekur të angazhohet pozitivisht dhe diplomatikisht me një Shtëpi të Bardhë kaotike që duket e vendosur t’i japë fund konfliktit me kushtet brutale të Rusisë.

“Gjakderdhja duhet të ndalet dhe ne duhet të sigurohemi që lufta të mos ndizet kurrë”, shkroi ai. Një zyrtar amerikan shtoi: “Shpresojmë të sqarojmë detajet përfundimtare… për të hartuar një marrëveshje që është e favorshme për ta [Ukrainën]. Asgjë nuk do të bihet dakord derisa të dy presidentët të takohen”, tha zyrtari, duke iu referuar Trump dhe Zelenskyy.

Një zyrtar tha se Putin po përpiqej ta kthente kohën 30 vjet prapa në arkitekturën e sigurisë së Evropës dhe të zbatonte kërkesat e bëra pak para nisjes së pushtimit të tij. Presidenti i Rusisë bëri thirrje që forcat ushtarake të NATO-s të tërhiqen në kufijtë e tyre të vitit 1997, përpara se shtetet baltike dhe Evropa Qendrore t’i bashkoheshin aleancës mbrojtëse transatlantike.

Zelenskyy ka thënë se vendi i tij përballet me një zgjedhje të pamundur midis tradhtisë së interesave kombëtare dhe humbjes së një aleati të madh siç janë SHBA-të. Ai është përpjekur të angazhohet pozitivisht dhe diplomatikisht me një Shtëpi të Bardhë kaotike që duket e vendosur t’i japë fund konfliktit me kushtet brutale të Rusisë.

“Gjakderdhja duhet të ndalet dhe ne duhet të sigurohemi që lufta të mos ndizet kurrë”, – shkroi ai. Një zyrtar amerikan shtoi: “Shpresojmë të sqarojmë detajet përfundimtare… për të hartuar një marrëveshje që është e favorshme për ta [Ukrainën]. Asgjë nuk do të bihet dakord derisa të dy presidentët të takohen”, – tha zyrtari, duke iu referuar Trump dhe Zelenskyy.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top