Aktori Liev Schreiber u fotografua në New York për herë të parë pasi u shtrua në spital për një shqetësim të papritur shëndetësor. Aktori i “Perfect Couple” u pa të mërkurën duke u kthyer drejt shtëpisë së tij, i shoqëruar nga bashkëshortja Taylor Neisen.
Dalja e çiftit vjen vetëm tre ditë pasi Schreiber u shtrua në një spital të Nju Jorkut, pasi përjetoi një dhimbje koke të dielën. “Nga kujdesi i shtuar, Liev shkoi në spital për disa teste,” tha përfaqësuesi i tij. Ai u kthye në aktivitetet e përditshme pas miratimit të mjekëve dhe u konfirmua se ishte i aftë të rikthehej në punë që të hënën.
Sipas burimeve për TMZ, mjeku i aktorit i kishte kërkuar atij të kërkonte menjëherë ndihmë mjekësore dhe të qëndronte gjatë natës në spital për monitorim. Megjithatë, Schreiber thuhet se ishte në gjendje të ecte dhe të fliste normalisht.
Aktori u pa sërish të enjten, këtë herë në SoHo, duke bërë një ndalesë të shkurtër në një farmaci. I veshur me një xhaketë dhe kapele jeshile, ai mbante një qeskë të vogël letre me vete.
Schreiber dhe Taylor Neisen nisën lidhjen në vitin 2017 dhe u martuan në qershor 2023. Dy muaj më vonë u bëjnë prindër të një vajze, Hazel Bee. Nga lidhja e mëparshme me Naomi Watts, aktori ka edhe dy fëmijë: Sasha, 18 vjeç, dhe Kai, 16 vjeç. Watts, ndërkohë, u martua me aktorin Billy Crudup në qershor të vitit të kaluar.