Delegacioni nga Hamasi mbërrin në Kajro/ T’i jepet fund armiqësive në Rripin e Gazës

Një delegacion me figura të larta të Hamasit ka mbërritur në Kajro për bisedime me inteligjencën egjiptiane mbi përshkallëzimin e fundit të armiqësive në Rripin e Gazës. Vizita e delegacionit vjen në një kohë tensionesh të larta në Gaza, me qëllim vlerësimin e situatës dhe kërkimin e mënyrave për të çtensionuar situatën. Mediat e huaja shkruajnë se bisedimet me inteligjencën egjiptiane do të përqendrohen në përkeqësimin aktual të sigurisë dhe hapat e menjëhershëm që mund të ndërmerren për të stabilizuar situatën.

Në të njëjtën kohë, delegacioni i Hamasit pritet të ketë kontakte me përfaqësues të vendeve që luajnë një rol ndërmjetësues Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara, duke u përqendruar në mënyrat për të përmbajtur përshkallëzimin. Diskutimet do të kenë të bëjnë gjithashtu me kalimin në fazën e dytë të planit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të ardhmen e Gazës.

Ndërkohë, sulmet ajrore izraelite në Gaza të shtunën vranë të paktën 24 persona dhe plagosën 54 të tjerë, përfshirë fëmijë. Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se kishin nisur sulme kundër Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës pasi një terrorist i armatosur hyri në territorin e kontrolluar nga Izraeli dhe sulmoi ushtarët në Gazën jugore, duke mos shkaktuar viktima.

Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 33 persona në Gaza në një periudhë 12-orëshe midis së mërkurës dhe së enjtes kryesisht gra dhe fëmijë. Izraeli tha se ushtarët e tij u qëlluan në Khan Younis të mërkurën. Hamasi mohoi të ketë qëlluar mbi ushtarët izraelitë. Forcat izraelite vranë dy adoleshentë palestinezë gjatë një bastisjeje nate në një qytet pranë Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top