OKB: Sanksionet e SHBA-së ndaj Kubës po dëmtojnë rëndë jetën në ishull

Shtetet e Bashkuara duhet të heqin sanksionet e vendosura ndaj Kubës, pasi ato po ndikojnë rëndë në të gjitha aspektet e jetës në vend, sipas një raportuese të OKB-së.

Alena Douhan, raportuese speciale e OKB-së për masat e njëanshme kufizuese, i cilësoi ato si regjimin më të gjatë të sanksioneve në historinë amerikane.

Ajo theksoi se vetëm Kongresi amerikan mund të shfuqizojë bllokadën tregtare, që daton nga periudha e hershme e Fidel Castro-s.

Qeveria kubane ka insistuar se nuk do të dorëzohet përballë asaj që e quan “politikë ndëshkuese kolektive”. Douhan tha se breza të tërë kubanësh janë rritur nën këto masa, duke formësuar realitetin ekonomik e social të vendit.

Sipas saj, sanksionet janë ashpërsuar që prej vitit 2018 dhe janë intensifikuar ndjeshëm në vitin 2021. Rivendosja e Kubës në listën amerikane të “sponsorëve të terrorizmit” ka ndikuar më tej në kufizimet financiare.

OKB shtoi se vende dhe kompani të tjera shpesh i binden sanksioneve për të shmangur penalizimet sekondare. Kjo, gjithmonë sipas OKB-së, e pengon vendin të planifikojë afatgjatë dhe godet rëndë kohezionin social.

Në Kubë ka mungesa të ushqimeve, ilaçeve, energjisë dhe ujit, ndërsa emigracioni i profesionistëve po rritet. Pasojat kumulative po cenojnë seriozisht të drejtat bazë, përfshirë të drejtën për jetë, ushqim dhe shëndet.

Douhan pritet të paraqesë një raport të plotë për efektet e sanksioneve para Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në shtator 2026.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top