IGJEO: Sot dhe nesër intensitet i lartë reshjesh, vërshime në zonat urbane

Instituti i Gjeoshkencave informoi se pasditen e sotme dhe nesër shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente rë shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë, të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e dielë, 23 nëntor, do të ketë rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Mat, Shkumbin, Seman dhe Vjosa.

Sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë priten reshje mesatare. Në qarqet Fier, Berat, Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në të gjithë territorin reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 11 °C, në vendet e ulëta: 9 / 11 °C dhe në vendet malore: 4 / 8 °C.

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top