Uruguai humbi 5-1 në miqësoren kundër Shteteve të Bashkuara, një rezultat që e ka bërë teknikun Marcelo Bielsa të ndihet i turpëruar deri në atë pikë sa të thërrasë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp. Pasi u kthye në qendrën sportive, ai mblodhi të gjithë gazetarët dhe foli me ta për gati dy orë: një shpërthim i gjatë dhe i drejtpërdrejtë ku preku të gjitha pikat e dhimbshme të kombëtares së tij dhe mohoi kategorikisht zërat për një largim të mundshëm.
Ishte një ndeshje pa asgjë në lojë, por rezultati shumë negativ hapi diskutime mbi të ardhmen e trajnerit, i cili konfirmoi qëndrimin e tij në pankinë në prag të Botërorit 2026, drejt të cilit Celeste nuk po shkon me parashikimet më të mira.
Më pas Bielsa i habit të gjithë gazetarët e pranishëm duke folur edhe për vetveten dhe për anët më të mprehta të karakterit të tij, duke u përkufizuar si një “person toksik”. Disa qeshën përballë këtij përkufizimi kaq të drejtpërdrejtë, por trajneri e shpjegoi mirë çfarë donte të thoshte: është i përpiktë dhe i vëmendshëm në çdo detaj, prandaj u kërkon lojtarëve gjithmonë që të mbajnë shumë lart nivelin në çdo rrethanë, edhe në një miqësore.
Marcelo Bielsa explicó por qué solicitó una conferencia en su regreso a Uruguay luego de la Fecha FIFA de noviembre pic.twitter.com/6ROjLElibb
— Selección Uruguaya (@Uruguay) November 21, 2025
Bielsa habit gazetarët
“Doja të thosha sa vijon: instinkti im i parë ishte të kërkoja një konferencë për shtyp pas humbjes 5-1, sepse ajo gjithmonë gjeneron shqetësim dhe ndjehet nevoja për të shpjeguar”. Kështu e nis Bielsa konferencën e thirrur me befasi: nuk ishte parashikuar asnjë takim me shtypin pas miqësores me Shtetet e Bashkuara, por rezultati kaq poshtërues e shtyu trajnerin të dilte para kamerave.
Ai qëndroi me gazetarët për një orë e 45 minuta duke folur për gjithçka, jo vetëm për fatin e Uruguait dhe për të ardhmen e tij në pankinë, e cila për momentin nuk duket të jetë në diskutim, pasi lojtarët janë të gjithë në anën e tij.
Por më pas, në një moment të caktuar, i habiti të gjithë duke u përshkruar si një person toksik: “Unë them gjithmonë një fjalë: jam toksik. Prania ime përkeqëson personin që më rrethon”. Disa gazetarë filluan të qeshnin, por Bielsa ishte shumë serioz: “Po, toksik. Ka lloje toksikësh që shohin vetëm gabimin, që kërkojnë shumë, që nuk janë kurrë të kënaqur me asgjë. E di mbi çfarë bazohet ky sjellje? Mbi frikën. Nuk të pëlqen të fitosh. Ke shumë më shumë frikë të humbasësh sesa të pëlqen të fitosh”.