Sa më shumë kohë kalon aq më e qartë bëhet se përse kanë shërbyer pesë orët e kyçjes në një zyrë mes kryeministrit, zvendëses së tij të pezulluar, kreut të komisionit të ligjeve dhe disa juristëve në zyrat e qeverisë, pas vendimit të GJKKO-së për të ngrirë funksionet e Belinda Ballukut, për të mos e lënë atë të ushtrojë detyrën dhe për ti sekuestruar pasaportën.
5 orë e ngujuar në kryeministri/ Zbulohet pretendimi i Belinda Ballukut
Së pari, Edi Rama konfirmoi se nuk ka ndërmend ta “shesë” Ballukun duke vendosur standartin e mbajtjes së saj në detyrë edhe duke qenë e pandehur madje e pa mundësinë për të kryer asnjë funksion.
Së dyti, ndonëse tha se nuk do të angazhohej në një betejë me drejtësinë ai e quajti vendimin “e një prokurori dhe një gjykatësi që mblidhen bashkë”, si “një akt brutal” që shkel kompetencat e një pushteti tjetër”, në këtë rast atij ekzekutiv.
Së treti, pasi u kujdes të thoshte se nuk e lëshon Belën, ai shpalli se këtë përplasje mes pushteteve të pavarura, do e dërgojë për ta zgjidhur në Gjykatën Kushtetuese, me shpresën se kjo e fundit mund ta “shkrijë” zv/kryeministren.
Edi Rama dukej qartë se ishte përgatitur ta jepte këtë mesazh në krah të komisioneres së BE-së për zgjerimin, që kur ai i dha fjalën, të parës, gazetares Ambrozia Meta, e cila rëndom është e penalizuar në konferencat e tij për shtyp.
SMS në Signal/ Si e kontrolloi tenderin 189 milion euro Belinda Balluku
Me të marrë pyetjen për rastin Balluku kryeministri e përshkroi Shqipërinë si një vend që gjendet sot pa një kryeministër dhe pa një ministre infrastrukture, si pasojë e vendimeve arbitrare të drejtësisë që janë atavizma të së shkuarës. “Për periudhën që flasim qeveria nuk do të ketë zv. kryeministër dhe ministër të infrastrukturës së energjisë”-shtoi ai.
Por megjithëse la të kuptohet se është i pakënaqur nga veprimi i SPAK dhe GJKKO ndaj Ballukut, ai garantoi në krah të komisioneres Kos se nuk do të ketë një betejë kundër këtij arbitrariteti të drejtësisë. Rama e anashkaloi aspektin moral të një të pandehure që vazhdon të qëndrojë në detyrë duke thënë se “nuk ka qëndrim uniform në BE për këtë problem”, por ai e vuri theksin mbi aspektin ligjor dhe atë të ekuilibrit mes pushteteve duke nënvizuar se ‘më e rëndësishme është që nuk bën vaki në BE që njerëzit të pezullohen nga funksionet duke qenë të zgjedhur. Kjo është “unike në historinë e Evropës” këmbënguli ai.
Lidhur me fatin e Ballukut kryeministri tha se qeveria e mbetur cung do të ankimohet në Gjykatën kushtetuese për këtë ndërhyrje të pushtetit gjyqësor mbi pushtetin ekzekutiv. “Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrim i asaj bazuar mbi Kushtetutë. Nuk jemi në kushtet që duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë”- tha ai.
Dosja Balluku/ Zbulohet një tjetër manipulim me tunelin e Llogarasë
Duke e konsideruar një “rast unikal” në historinë e Europës” pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, ai shtoi: “S’ka ndodhur kurrë një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kohë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie, por nëse një prokuror special dhe një gjykatë special i shkallës së parë të speciales këtu në Shqipëri kanë vendosur të pezullojnë një ministër, duke marrë kompetencat e një kryeministri dhe parlamenti prej nga buron mandati i qeverisë, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë, për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësor edhe në këtë rast ekstrem. Ne nuk do i përgjigjemi këtij arbitrariteti me asnjë lloj arbitraritetit, as nuk angazhohemi në betejë politike, retorike me drejtësinë, por do vazhdojmë me durimin tonë strategjik, do ta ruajmë mbështesim, do ta respektojmë vendimin e pezullimit dhe ndërkohë do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionalitetit të cenuar të qeverisë tek drejtësia. Këta jemi ne, ky jam unë”, tha Rama.
Dosja Balluku/ Ku kapet mat ministrja për fitoren e turqve
Pra nga sa tha -, pasi vendosi të thyhej një heshtje të gjatë hezituese për rastin Balluku- kryeministri u pa qartë se nuk do ta shkarkojë zëvendësen e tij. Ajo do të qëndrojë formalisht në detyrë deri sa Gjykata Kushtetuese të pronincohet për këtë rast. Gjithashtu u vu re qartë se Rama zgjodhi enkas të prononfohet për këtë rast në sfondin e një mbledhjeje të organizuar nga BE me vendet e ballkanit Perendimor për ti’u lëshuar zurtarëve evropinë mesazhin se drjtësia që iu po na impononi është ekstremisht penalizuese dhe shpesh me dëme për qeverinë tonë, por ne jemi të gatshëm edhe për këtë harakiri, në emër të integrimit në BE.