Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në bashkinë Dropull, ku ura e Glinës është shembur pjesërisht, duke bllokuar lidhjen me pesë fshatra të zonës së Rrëzës së Zezë: Glinë, Radat, Peshkëpi e Sipërme, Peshkëpi e Poshtme dhe Vrahogoranxi.
Po ashtu, i ndërpritet qarkullimi edhe fabrikës së Glinës, një prej subjekteve kryesore ekonomike të zonës.