Mediat greke, jehonë pezullimit të Ballukut: Bashkëpunëtore e ngushtë e Ramës

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje vendimit të gjykatës së posaçme në Shqipëri që pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku. “Kathimerini” shkruan se prokurorët e paditën atë për rolin e saj të dyshuar në përzgjedhjen e një kompanie për një projekt tuneli të financuar nga qeveria.

“Balluku, e cila ka shërbyer gjithashtu si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është një aleate e ngushtë e kryeministrit Edi Rama, i cili siguroi mandatin e tij të katërt radhazi në pushtet në fillim të këtij viti” – thuhet në shkrim.

“Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, por BE ka kërkuar që vendi të ndërmarrë veprime më të forta kundër korrupsionit” – citon “Kathimerini”.

Ndërsa CNN.gr shkruan se akuzat ndaj Ballukut kanë të bëjnë me ndërtimin e një tuneli 5.9 kilometra të gjatë në pjesën jugore të Shqipërisë, me një kosto prej afërsisht 190 milionë eurosh.

“Aktakuza e siguruar nga “Reuters” thekson se Balluku, në cilësinë e saj si Ministre e Infrastrukturës, ndikoi në mënyrë të papërshtatshme në vendimin në favor të kompanisë që fitoi tenderin. Në aktakuzë thuhet gjithashtu se Baluku veproi në këtë mënyrë në bashkëpunim me 5 anëtarë të tjerë të komisionit që dha vendimin” – thuhet në shkrim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top