“Nuk prisja të kishte dhuratë”: Presidenti i FSHF-së Duka komenton shortin në playoff

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka komentuar shortin e playoff të hedhur në Zyrih, në selinë e FIFA-s. Kreu i futbollit shqiptar, që ishte prezent bashkë me teknikun Sylvinho, nënvizoi se fokusi maksimal duhet të jetë fillimisht te ndeshja e parë ndaj Polonisë. Shqipëria do të përballet në gjysmëfinale me Poloninë, dhe në rast suksesi, në finale do të luajë ndaj ekipit fitues të çiftit Ukrainë/Suedi.

“Nuk prisja që të kishte ndonjë dhuratë – tha Duka, pasi mësoi kundërshtarin e kuqezinjve -. Janë të gjithë ekipe të forta. Në vazon e dytë kundërshtarët e mundshëm për mua ishin të gjithë të fortë. Polonia është një skuadër me të cilën kemi luajtur në 2-3 vitet e fundit. Gjithsesi është shumë e fortë, me një nga yjet e futbollit europian. Por, ne do të tentojmë shanset tona. Duhet të përqendrohemi maksimalisht te Polonia dhe të shpresojmë për ta kaluar”.


Nëse në Varshavë kalohen polakët, atëherë finalja e mundshme do të ishte ndaj Ukrainës ose Suedisë, por Duka te kjo pjesë kënaqet vetëm me faktin se është evituar Italia: “Unë nuk kam pasur asnjë lloj dëshire se kë nga katër kundërshtarët e vazos së dytë do të doja në grup. Ashtu siç erdhën punët në short, nuk do më pëlqente nga gjysmëfinalja një ndeshje në Uells dhe finalja kundër një kundërshtari të mundshëm si Italia. Ne në letër nuk jemi skuadra favorite për ta kaluar këtë play-off, por gjithsesi do të bëjmë maksimumin. Futbolli nuk është matematikë, është lojë që ka shumë të papritura, ka emocione dhe unë shpresoj shumë që ne t’i dhurojmë sportdashësve tanë emocione pozitive”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top