Kompania turke “Turkish Airlines” ka njoftuar se do të shesë të gjitha aksionet e saj prej 49% në kompaninë “Air Albania”, duke i dhënë fund partneritetit që nga viti 2018 me linjën ajrore kombëtare të Shqipërisë.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Lajmi konfirmohet nga mediat ndërkombëtare, sipas të cilave bordi i drejtorëve të “Turkish Airlines” ka marrë vendimin për t’u larguar, ndërsa ka njoftuar se “zhvillimet e rëndësishme do t’u komunikohen investitorëve në vijim”.
Struktura aktuale aksionare e “Air Albania”-s është 49% “Turkish Airlines”, 41% MDN Investment dhe pjesa tjetër e aksioneve kontrollohen nga Albcontrol.