Përveç masës për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra dhe i është bllokuar pasaporta, duke e penguar që të dalë jashtë vendit, GJKKO ka dhënë masën ‘arrest shtëpiak’ edhe për dy zyrtarë.
Emrat e këtyre zyrtarëve nuk bëhet publik, pasi masa ndaj tyre nuk është ekzekutuar ende.
“Janë caktuar masa sigurie dhe për disa të tjerë, dy persona të tjerë, në arrest shtëpie. Deri tani nuk është ekzekutuar masa e sigurisë, ndaj dhe nuk është bërë publik emri i tyre. Deri sa të ekzekutohen, News24 do të ketë dhe emrat e zyrtarëve për të cilët është dhënë masa e ‘arrestit shtëpiak’. Zonja balluku ka dy masa sigurie, e para nuk lejohet që të dalë jashtë vendit”, tha gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte për Newss24.