Eminem padit kompaninë australiane “Swim Shady”

Eminem ka nisur veprime ligjore kundër një kompanie australiane të plazhit me emrin Swim Shady, duke pretenduar se marka e tyre krijon konfuzion me identitetin e tij artistik.

PEOPLE konfirmon se artisti 53-vjeçar, me emrin e vërtetë Marshall Mathers, ka paraqitur një kërkesë në SHBA për të anuluar markën tregtare, e cila u miratua nga Zyra Amerikane e Patentave dhe Markave më 29 shtator.

Sipas dokumenteve ligjore, Eminem pretendon se ekziston një “rrezik i madh konfuzioni”, dhe se publiku mund të mendojë gabimisht se produktet e Swim Shady — çadra plazhi, çanta, peshqirë dhe rroba banje — janë të lidhura me të apo të licencuara prej tij.

“Konsumatorët mund të besojnë gabimisht se marka Swim Shady lidhet me Eminemin,” thuhet në padinë e tij.

Reperi thekson gjithashtu se kompania me bazë në Sidnej po shkel edhe markat e tij tregtare në Australi, ku ai ka regjistruar më parë Shady, Shady Limited, si dhe ka aplikuar për Slim Shady në janar 2025.

Themeluesi i Swim Shady, Scott, së bashku me partneren e tij Elizabeth Afrakoff, thotë se kompania nuk ka asnjë lidhje me reperin dhe se ata do të luftojnë në gjykatë:

“Swim Shady është një biznes i vogël australian, krijuar për të mbrojtur njerëzit nga dielli i fortë i Australisë. Ne do ta mbrojmë pronën tonë intelektuale.”

Reperi është aktualisht i përfshirë edhe në një tjetër proces gjyqësor kundër yjeve të Real Housewives of Potomac, Gizelle Bryant dhe Robyn Dixon, për emrin e podcast-it të tyre Reasonably Shady, që ai pretendon se cënon markat e tij të njohura “Shady” dhe “Slim Shady”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top