“Shko në SPAK”/ Përplasje e fortë Shehaj-Balluku në Kuvend: Je pronar call centerash

Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj është përplasur ashpër me zv.kryeministren Belinda Balluku, duke i ndërhyrë disa herë në fjalë dhe duke nxjerrë një pankartë gjatë fjalës së saj në foltoren e Parlamentit, ku ajo foli për herë të parë pas marrjes si e pandehur nga SPAK.

Shehaj i drejtoi zv.kryeministres një pankartë ku shkruante “Balluku në SPAK”. Ndërhyrjet ishin të shpeshta. Shehaj përsëriti disa herë se Belinda duhej të ishte para drejtësisë dhe jo në Kuvend.

Belinda Ballukun e lanë nervat. Ajo shpërtheu në foltoren e Kuvendit nga deputetit Agron Shehaj.

“O Agron nuk e bën dot politikën me selfie, duhet të dalësh në shesh të burrave e të përballesh. Kaq do ngelesh do jesh një pronar i vogël call center që nuk pagan sigurime, që i mban ato djem e vajza me pagë minimale. Nuk bëhesh politikan me Facebook Agron, nuk jemi në call center këtu”, tha Balluku.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top