Raporti i OBSH: Një në tre gra në botë kanë përjetuar dhunë në një moment të jetës

Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi sot, të mërkurën, më 19 nëntor, një raport tronditës mbi përhapjen e dhunës ndaj grave në mbarë botën, duke e përshkruar situatën si një nga krizat më të thella dhe më pak të adresuara të të drejtave të njeriut.

Sipas OBSH-së, rreth 840 milionë gra, ose pothuajse një në tre, kanë përjetuar dhunë fizike apo seksuale në një moment të jetës së tyre, qoftë nga partneri tyre, qoftë nga persona të tjerë.

“Dhuna ndaj grave mbetet një nga krizat më të vazhdueshme dhe të paadresuara të të drejtave të njeriut në botë, me shumë pak përparim të bërë në dy dekada”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.

Raporti thekson se në vetëm 12 muajt e fundit, 316 milionë gra — përkatësisht 11% e të gjitha grave mbi 15 vjeç — kanë qenë viktimë e dhunës nga partneri intim.

Organizata i bëri thirrje shteteve të veprojnë me urgjencë për të forcuar mbrojtjen e grave, duke e cilësuar këtë fenomen “një plagë globale që prek çdo shtresë të shoqërisë” dhe që kërkon investim serioz në parandalim, mbështetje dhe drejtësi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top