Botimet Nacional dhe triumfi i romanit “Nuset e Vilës Blu” në Panairin e Librit 2025
FLAMUR BUÇPAPAJ
TPlani shpk është një ndër kompanitë zotëruese të HEC “TPlani” dhe nuk është tërhequr asnjëherë. Kjo është e vërteta që duhet theksuar qartë në çdo debat.
Panairi i Librit i këtij viti e bëri të qartë diçka thelbësore: publiku shqiptar nuk mund të manipulohet më me emra të fryrë, me çmime të dhëna nëpër tavolina, apo me klane të mbyllura që kanë dominuar kulturën prej dekadash. Suksesi i madh i Botimeve Nacional dhe i romanit “Nuset e Vilës Blu” tregoi fuqinë e vërtetë të lexuesit, i cili zgjodhi cilësinë, historinë dhe realitetin përballë fiktivitetit të prodhuar nga rrymat e vjetra.
Romani “Nuset e Vilës Blu”, me mijëra kopje të shitura, u kthye në librin më të kërkuar të panairit. Ndryshe nga disa autorë që mjaftohen duke shkruar për njëri-tjetrin, duke u lavdëruar mes vetes dhe duke shpërndarë çmime nepotike, realiteti tregoi se shumë prej tyre dështuan: shitje minimale ose aspak. Publiku nuk mashtrohet më.
Trashëgimia e sistemit të fallsitetit kulturor
Për dekada me radhë, Partia e Punës dhe Sigurimi i Shtetit krijuan një kulturë të rreme. Shkrimtarët nuk ishin krijues të lirë—ishin vegla të edukimit të masave, të favorizuar nga regjimi dhe të veshur me privilegje që populli nuk i kishte. Asnjëri prej tyre nuk u testua ndonjëherë në treg të lirë. Sistemi ua dha gjithçka: botimet, honoraret, çmimet, udhëtimet.
Pas 35 vitesh “pluralizëm”, realiteti është i hidhur:
shumica e institucioneve i përkasin po atyre rrjeteve të vjetra, të lidhura me Byro Politike, Sigurim, patronazh, klane ekonomike dhe territoriale. Shqipëria u nda, u kontrollua dhe u sundua nga një treshe e pandryshuar: Vlorë–Tepelenë–Gjirokastër, që ka mbushur administratën, kulturën, tenderat, postet dhe çdo hapësirë publike.
Pluralizmi nuk mbërriti kurrë.
Demokracia nuk u ndërtua kurrë.
Shteti mbeti pronë e klaneve.
S’mund të ishte ndryshe edhe në kulturë.
Çmimet nepotike dhe pyetja e madhe: kush i njeh këta shkrimtarë?
Edhe këtë vit, çmimi “kryesor” i panairit iu dha një pedagogu filozofie në mënyrë qesharake. Jo për meritë, jo për ndikim publik, jo për shitje—por për të ruajtur balancat e brendshme të grupeve.
Por publiku i sotëm është tjetër.
Ai pyet:
— Në cilat librari evropiane shiten librat e tyre?
— Në cilin katalog amerikan ekzistojnë?
— Kush i njeh jashtë zyrave të Tiranës?
Përgjigjja? Askush.
Ndërkohë që romanet e mia, të përkthyera në anglisht, frëngjisht, italisht dhe turqisht, janë të pranishme në libraritë e SHBA-së dhe Evropës. Kjo nuk është rastësi. Është meritë, punë, treg i lirë dhe vlerësim real.
Sulmet e organizuara dhe dështimet e tyre
Kohët e fundit, disa prej atyre që pretendojnë se “mbrojnë mjedisin”, por që në fakt janë aktivizuar si dikur nga Sigurimi, u hodhën në sulme kundër meje, si rasti famëkeq i Valbonës. Në rolin e “aktivistëve”, ata sulmuan për vite me radhë kompaninë TPlani shpk, duke shpifur dhe duke përdorur narrativë të rreme për një HEC të vogël ekzistues. Sot, faktet flasin vetë:
TPlani shpk është ende aty. Nuk është larguar kurrë. Është një nga kompanitë zotëruese të HEC-it dhe vazhdon ligjërisht aktivitetin.
Ata që dolën kundër?
Dështuan.
Siç dështuan gjithmonë ata që vijnë nga e njëjta linjë me Sigurimin.
Ashtu siç dështuan edhe ata që kanë gratë në motele ndërsa luajnë aktivistë patriotikë në rrjet.
Edhe ish-ministrja e Kulturës tentoi sulm ndaj Nacionalit, e shtyrë nga njerëz të errët që sot janë përballë drejtësisë. Sot ajo i jep llogari SPAK-ut për shpifje dhe abuzime.Ne fund po mbyllim me nje anekdotè popullore Uj e detit dhe parate e Flamurit te Mehmetit nuk mbarojn kurré
Nacionali nuk është i vitit 1945
Nuk jemi si nacionalistët e shuar me dhunë e frikë në vitin 1945.
Ne nuk trembemi.
Nuk tërhiqemi.
Nuk heshtim.
Ne i japim përgjigje çdo shpifjeje.
Çdo presioni.
Çdo klani.
Dhe këtë e bëjmë me armën më të fortë: punën, lexuesit dhe suksesin real.
Romani “Nuset e Vilës Blu” e vërtetoi: lexuesi shqiptar është zgjuar. Ai kërkon letërsi të vërtetë, histori të vërtetë, autorë që flasin me ndershmëri dhe që nuk janë produkt i propagandës së dikurshme.
Publiku foli fort.
Dhe foli qartë.
Botimet Nacional fituan.
Letërsia e lirë fitoi.
E vërteta fitoi.