Elon Musk ka reaguar ndaj Billie Eilish, e cila e quajti atë “pathetic pussy bitch coward” për grumbullimin e pasurisë gjatë një krize globale. Musk iu përgjigj një tweet-i më 13 nëntor qëpërmendte postimet e Eilish në Instagram, duke shkruar: “Ajo nuk është nga më të zgjuarat.”
Këngëtarja e akuzoi Musk gjatë fjalës së saj të pranimit në WSJ Innovator Awards, duke kritikuar miliarderët që grumbullojnë pasuri kur “njerëzit kanë më shumë nevojë për ndihmë dhe empati se kurrë, veçanërisht në vendin tonë.” Ajo iu drejtua audiencës së pasur, përfshirë Mark Zuckerberg me një pasuri mbi 225 miliardë dollarë, duke thënë: “Ka disa njerëz këtu që kanë shumë më tepër para se unë. Nëse je miliarder, pse je miliarder?”
Artistja shtoi: “Jemi në një kohë kur bota është shumë e keqe dhe e errët. Njerëzit kanë më shumë nevojë për empati dhe ndihmë se kurrë, veçanërisht në vendin tonë. Do të ishte e mrekullueshme nëse ata që kanë para t’i përdorin për gjëra të mira dhe t’ua japin njerëzve që kanë nevojë.”