Zyrtare, përmbysen llogaritë, Sylvinho në hall: ja rivalët e mundshëm të Shqipërisë

Që nga mbrëmja e së dielës është zyrtare: Shqipëria e teknikut Sylvinho duhet të kalojë nga playoff-i për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Tani kemi panoramën përfundimtare të kundërshtarëve të mundshëm për t’u përballur në mars, mes të cilëve ka dy njohje të vjetra të etura për revansh: Polonia e Çekia. Por le të shohim në detaje rregulloren dhe sfiduesit e mundshëm të kuqezinjve.

Botërori 2026, të enjten shorti i playoff-it: udhëzuesi

Në playoff, të cilat do të luhen në mars, do të marrin pjesë të gjitha skuadrat e renditura të dyta në dymbëdhjetë grupet kualifikuese plus katër fitueset më të mira të grupeve të Nations League 2024/25 mes atyre që nuk e kanë siguruar tashmë një biletë direkte për Botëror ose për playoff nëpërmjet vendit të parë ose të dytë të grupit kualifikues. Shorti (hidhet) të enjten më 20 nëntor në orën 13, me 16 skuadra që do të ndahen në katër rrugë të veçanta (A, B, C dhe D) dhe do të përballen në gjysmëfinale dhe finale, të dyja me një ndeshje të vetme. Katër fitueset do të fluturojnë në Meksikë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Playoff-i i Botërorit 2026, rregullorja

16 kombëtaret e playoff-it ndahen në katër vazo: të dymbëdhjetë vendet e dyta të grupeve renditen sipas renditjes FIFA të nëntorit 2025 (Shqipëria do të jetë në vazon e tretë) në tre vazot e para, ndërsa katër ekipet e “ardhura” mes fitueseve më të mira të Nations League do të shkojnë në vazon e katërt. Për gjysmëfinalet shorti do të bashkojë skuadrat e vazos së parë me ato të vazos së katërt dhe ato të vazos së dytë me kombëtaret e vazos së tretë (skuadrat e vazos së parë dhe të dytë do të luajnë gjysmëfinalen në shtëpi). Më pas fituesja e sfidës mes vazos së parë dhe të katërt do të përballet me fituesen e sfidës mes vazos së dytë dhe të tretë.

 

Shqipëria, kundërshtarët e mundshëm në playoff

Skuadra e teknikut Sylvinho (në vazon e tretë së bashku me Irlandën, Bosnjë Hercegovinën e Kosovën) do të luajë gjysmëfinalen e playoff-it në shtëpi kundër njërës prej katër ekipeve të vazos së dytë, ku zbriti edhe Polonia, pas fitores së Skocisë me Danimarkën. Kompletojnë vazon Uellsi, Çekia e Sllovakia. Ndërsa finalja e mundshme do të luhej me njërën prej skuadrave në vazon e parë ose të katërt, të cilat janë: Italia, Danimarka, Turqia e Ukrainë (vazo e parë) dhe Suedia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut (vazo e katërt).

NDARJA E 16 KOMBËTAREVE NË VAZO

VAZO 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë

VAZO 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki

VAZO 3: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë

VAZO 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top