Këshilltarët e PS që e shkarkuan, kërkesë SPAK: Lejoni Veliajn të vijë të premten

Euronews Albania ka siguruar një shkresë zyrtare, drejtuar institucioneve përgjegjëse, ku kërkohet mundësimi i pjesëmarrjes fizike të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak këtë të premte, më 21 nëntor 2025, në orën 10:00.

Kërkesa, e cila i drejtohet Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, argumenton se pjesëmarrja e kryebashkiakut është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, në bazë të Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”.

Në dokument theksohet: Neni 58, pika 4 i jep Kryetarit të Bashkisë të drejtën të marrë pjesë dhe të raportojë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Neni 60 përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm midis Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për çështjet e interesit publik.

Duke iu referuar këtyre detyrimeve ligjore, Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkon: lejimin e përkohshëm të pranisë fizike së Erion Veliajt në mbledhje, ose, nëse kjo nuk është e mundur, mundësimin e pjesëmarrjes përmes një forme të komunikimit në distancë, si online apo videokonferencë”.

Në shkresë nënvizohet se “pjesëmarrja e kryebashkiakut është e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit lokal”.

Këshilli Bashkiak deklaron “gatishmëri të plotë për bashkëpunim lidhur me çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike nga institucionet përkatëse, me qëllim zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor dhe transparent. Institucionet janë ftuar të japin me shkrim vendimmarrjen e tyre, duke marrë parasysh funksionet institucionale dhe të drejtën e kryetarit të Bashkisë për t’u paraqitur para Këshillit Bashkiak”.

Vlen të theksohet se kërkesën për të lejuar Veliajn të vijë në mbledhje e kanë bërë të njëjtë këshilltarë të PS që pak kohë me parë, inicuan dhe ngritën kartonët për sharkimin e tij. Kjo lëvizje vejn pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se tashmë duhet t’i krijohen mundësitë Veliajt të drejtojë Tiranën. 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top