Komisionerja për zgjerimin e BE-së, Marta Kos, është pyetur për rastin e Belinda Ballukut, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë.
Ajo theksoi se nuk është e lumtur kur dëgjon raste të tilla në vendet kandidate ose anëtare të BE-së, por Kos shton se e rëndësishmja është se institucionet anti-korrupsion po punojnë.
“Për mua ky është një hap përpara sepse këto raste janë zbuluar. Nuk jam e lumtur të dëgjoj për këto raste. E njëjta gjë vlen edhe për Ukrainën por kjo tregon se institucionet anti-korrupsion po punojnë. Siç e kam thënë më parë, ne gjithashtu kemi raste korrupsioni brenda BE.
Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione dhe vendet kandidate i kanë institucionet për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësore ose gjykata që do të zbulojnë se ligji është shkelur ose jo.”, tha Kos.