Italia nën pushtimin e motit të keq, raportohen dy të zhdukur

Italia po përballet me një mot të keq. Dy persona rezultojnë të zhdukur që nga mëngjesi i së hënës, për shkak të valës së motit të keq, i cili po godet Brazzano-n, në rajonin Friuli Venezia Giulia në verilindje të Italisë.

Mediat e huaja raportojnë se të humburit janë një burrë 35-vjeçar dhe një grua të moshuar, të cilët dyshohet se u rrëmbyen nga ujërat e rrëmbyeshme dhe balta, pas shembjes së pjesshme të një ndërtese në Brazzano. 35-vjeçari u përpoq të ndihmonte gruan e moshuar, por u rrëmbye mga uji bashkë me të.

Mbrojtja Civile dhe zjarrfikësit po përpiqen të gjejnë dy personat e zhdukur, por detyra e tyre është vështirësuar për shkak të sasisë së baltës dhe mbeturinave që kanë bllokuar zonën. Në qytetin e Gorizias, pranë kufirit me Slloveninë, bizneset tregtare dhe shtëpitë njëkatëshe janë përmbytur, duke shkaktuar dëme të mëdha financiare.

Shumë shkolla janë mbyllur dhe shumë rrugë janë përmbytur. Kjo ka bërë që shumë qytetarë të përballen me probleme në lëvizjet e tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top