Drejtori i Policisë Ilir Proda nuk sheh problem në mënyrën si u arrestua Ilir Meta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i është përgjigjur deputeti të PD, Klevis Balliu në lidhje me arrestimin e Presidentit të PL-së, Ilir Metas. Sipas demokratit “ish presidenti u arrestua si terrorist”.

Nga ana e tij, Proda u përgjigj se çështja është nën hetim, por ai pranoi se është përdorur forca pasi Meta ka bërë rezistencë.

“Arrestuat Ilir Metën si terrorist, ndërsa bandat i paralajmëroni. Ilir Metën e arrestuat si terrorist. Ndërsa bandave u tregoni paraprakisht kur do vijë policia t’i arrestojë”, iu drejtua Balliu.

Proda u përgjigj: “Çështja është nën hetim, sa i takon opinionit tim nuk kemi të bëjmë veprim arbitrar, por kemi të bëjmë me përdorimin e forcës në rastet kur ka rezistencë ndaj arrestimit. Policia e shtetit kur bëhet rezistencë përdor forcë të nevojshme që besoj ka qenë proporcionale ne raport me situatën. I takon individit të sillet sipas detyrës që ka mbajtur”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top