SPAK me njoftim zyrtar: Berisha u njoftua për fletë-thirrjen e 21 Janarit!

Prokuroria e Posaçme ka dalë më një njoftim zyrtar lidhur me thirrjen për herë të tretë të kreut të PD Sali Berisha për çështjen e 21 janarit.

SPAK bën me dije se Berisha, gjatë paraqitjes së sotme për masën e sigurisë ka firmosur edhe fletëthirrjen për 21 janarin.

“Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Ditën e premte Berisha refuzoi të paraqitej në SPAK duke pretenduar se nuk kishte marrë asnjë fletë-thirrje për këtë çështje nga Prokuroria e Posaçme.

Ai kundërshtoi deklaratën zyrtare të SPAK i cili po atë ditë doli me një deklaratë zyrtare sipas të cilës kreut të PD dhe ish-kryeministrit Berisha i ishin dërguar 2 fletëthirrje për 21 janarin, duke i cilësuar të gjitha pretendimet si gënjeshtra.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top