Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos deklaroi se Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese. Duke folur në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ajo theksoi se çelja e grupeve kapitulluese është bërë sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real. Kos tha ndër të tjera se tani është momenti për të përshpejtuar disa reforma dhe hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat e ndërmjetme.
“Jam mirënjohëse Presidencës daneze, jemi të përkushtuar të sjellim Shqipërinë në BE. Është rezultati i qytetarëve shqiptarë për ndryshim. Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit. Çelja e grupeve kapitulluese është bërë sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real.
Tani është momenti për të përshpejtuar disa reforma. Hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat e ndërmjetme. Nuk do të jetë e lehtë, por ju, i dashur Edi, keni mbështetjen e gjerë publike të vendeve kandidate, punoni me të gjithë ata, me opozitën në parlament, sektorin privat; Komisioni do të vazhdojë t’ju mbështesë dhe t’ju këshillojë. Jam personalisht e përkushtuar që t’ju mbështesim,” tha Marta Kos.