Trump u bën thirrje republikanëve të votojnë për publikimin e dosjeve të Epstein

Shihet si një kthesë e Presidentit amerikan, Donald Trump: Tani ai është shprehur në favor të publikimit të dosjeve të Epstein. Ai deklaroi se nuk ka asgjë për të fshehur dhe u rekomandoi kolegëve të tij republikanë të votojnë për publikimin e tyre.

Është koha të çlirohemi nga ky mashtrim i Demokratëve”, tha ai në Platformën Truth Social. Deri më tani, Trump e kishte kundërshtuar me forcë publikimin e dosjeve të hetimit në këtë rast. Demokratët në opozitë, por edhe disa nga republikanët e Trumpit, e kanë kërkuar këtë për muaj të tërë.

Spekulime pas vdekjes së Epstein

Multimilioneri amerikan me influencë, Jeffrey Epstein, abuzonte me vajza të mitura dhe të reja për vite me radhë dhe i trafikonte ato tek persona të famshëm. Pas arrestimit dhe dënimit të tij, financieri i Nju Jorkut vdiq në qelinë e tij të burgut në vitin 2019 në moshën 66 vjeç. Raporti i autopsisë renditi vetëvrasjen si shkak të vdekjes.

Vdekja e papritur e Epstein dhe lidhjet e tij të gjera me qarqe të larta amerikane sollën spekulime rreth përfshirjes së mundshme të qarqeve me ndikim. Përpara arrestimit të tij, persona të famshëm dhe miliarderë ishin vizitorë të shpeshtë në shtëpinë e tij – madje edhe Trump kalonte kohë me Epstein, siç demonstrojnë disa video festash. Ekzistojnë dosje të shumta për rastin Epstein, nga të cilat deri më tani janë bërë publike vetëm fragmente.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump kishte premtuar të zbulonte plotësisht dosjet Epstein. Për shkak se ky premtim nuk është përmbushur që kur ai mori detyrën në janar, presidenti u vendos nën presion në rritje. Edhe nëse Dhoma e Përfaqësuesve voton për hapjen e dokumenteve, do të duhet ta miratojë atë edhe dhoma tjetër e Kongresit Amerikan – Senati. Pastaj Presidenti Amerikan duhet ta nënshkruajë publikimin. Nëse do të ndodhë kjo është e paqartë./DW

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top