Anglia, Tuchel njeh vetëm Brojën: “Mund të na shënojë”. Kane do rekordin të paprekur

Thomas Tuchel ka mbërritur me Anglinë e tij në Tiranë për të mbyllur një fushatë kualifikuese spektakolare, në mënyrën më të mirë të mundshme. Që kur gjermani është ulur në pankinën e Tre Luanëve ai ka njohur vetëm fitore, madje nuk ka pësuar asnjë gol. Në konferencën për shtyp në Air Albania, tekniku ka vlerësuar Shqipërinë, por është i qartë në mënyrën si mendon se do të luhet ndeshja. “Mendoj se Shqipëria e ka merituar të kalonte ne Play-Off pasi ka pësuar vetëm tre gola. Besoj se do dominojmë ndeshjen duke pasur posedimin e topit dhe të krijojmë shanse sepse i kemi cilësitë për ti shndërruar në gola, do të jetë ndeshje e vështirë por edhe emocionuese”.

Tuchel e Armando Broja

Tuchel pastaj u ndal te individët dhe natyrisht njohja e tij është Armando Broja, një lojtar që e ka patur nën urdhëra në kohët e Chelsea. Sidoqoftë, Tuchel mendon se sulmuesi shqiptar ka potencialin për të bërë keq; “Unë Armando Brojën e njoh shumë mirë, ai luan rregullimisht te Kombëtarja juaj më shumë si sulmues i krahut të djathtë, dhe e di se çfarë i sjell ai ekipit. Ka kapacitet për të shënuar për të dhënë asiste, dhe besoj se e kemi zgjidhjen për të. Uria jonë për të fituar është më e madhe sesa frika jonë për të humbur”.

Vlerësimi për teknikun Sylvinho

Vlerësimi për Sylvinho është për mënyrën se si e organizon ekipin dhe soliditetin që ka në mbrojtje dhe zhdërvjellsinë që shfaq në mesfushë: “Ajo që kemi analizuar është struktura mbrojtëse, kompaktësia që ka si ekip dhe cilësia në kundërsulme, që ata bëjnë, kanë një lloj fleksibiliteti në mesfushë me tre mesfushorët që bëjnë qarkullime shumë të mira. Gjithashtu kanë shpejtësi në krahun e djathtë në mënyrësn si ato sulmojnë. Besoj se fokusi do të jetë te përshtatja e asaj cfarë nevojitet në ndeshje të tillë dhe lojtarët e kanë të qartë se cfarë duhet të bëjnë”.

 

Kane: “Nuk e mbyllim me ndjesi humbje”

Në konferencën e shtypi, në krah të Tuchel ka qenë edhe kapiteni Harry Kane. Paralajmërimi i goleadorit anglez të Bayern Munich për Shqipërinë është i qartë: “Është ndeshja e fundit që luajmë në këtë raund kualifikues, nuk do të donim ta mbyllin me një ndjenjë humbjeje, jemi kualifikuar nuk kemi pësuar asnjë gol, Shqipëria është kualifikuar, por motivimi është maksimal, ne zakonisht hyjmë në ndeshje duke u konsideruar si favoritë, kjo na jep motivim të arrijmë nivelin tonë të lartë dhe të mundim cdo kundërshtar të mundshëm”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top