Sylvinho heq dorë nga 5 titullarë: Mitaj e Shehu në tribunë kundër Anglisë

Gjithcka është gati për ndeshjen e madhe. Shqipëria ka kompletuar përgatitjet për tu përballur me Anglinë dhe Sylvinho e lojtarët e tij e dinë mirë se çfarë kërkohet. Dy skuadrat, në fakt, i kanë siguruar pozitat e tyre në dy vendet e para të Grupit K dhe tani do të luajë pa presionin e rezultatit, por me idenë e ruajtjes së rekordit me vetëm fitore e pa pësuar gol të Tuchel e të tjerëve e me dëshirën për të shtuar në shtatë serinë e ndeshjeve pa humbje, që zgjat në fakt që pas përplasjes së parë me Anglinë në Wembley.

Grupi ka qenë i plotë dhe asnjë shqetësim muskulor nuk ka vendosur në siklet teknikun Sylvinho, që duhet vetëm të bëjë llogarinë me rrezikun e skualifikimit të pesë lojtarëve: Ajeti, Mitaj, Shehu, Bajrami e Manaj me një karton të verdhë ndaj Anglisë do të skualifikoheshin e do të mungonin në ndeshjen e playoff që do të zhvillohen në mars. Një dilemë që tekniku Sylvinho e zgjidhi duke përcaktuar prioritetet.

5 LOJTARË RREZIKOJNË SKUALIFIKIMIN

Fillimisht u mendua se Sylvinho mund të rrezikojë me ndonjë zgjedhje, por jo. Nuk do të ketë aktivizim të pesë futbollistëve, që në rast se ndëshkohen me karton të verdhë do të mungojnë në gjysmëfinalen e “play off”. Madje tekniku Brazilian ka vendosur të dërgojë në tribunë Juljan Shehun dhe Mario Mitaj, duke qenë se numri i lejuar nga UEFA për organikën është 23 lojtarë. Kështu, Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti që qëndruan në tribunë ndaj Andorrës, do të kenë mundësinë e tyre.

ÇËSHTJA BROJA

Broja duket se e ka kaluar momentin e vështirë psikologjik të përjetuar në fund të ndeshjes me Andorrën dhe është përfshirë në entuziazmin e të tjerëve, i karikuar edhe se do të gjejë përballë Anglinë, një pjesë të lojtarëve me të cilët përballet në Premier League, me dëshirën për tu zhbllokuar ndoshta pikërisht falë këtij motivimi shtesë. Edhe Sylvinho në konferencën për shtyp tha se kishte folur me lojtarin dhe se e gjitha është mbyllur aty.

 

RËNDËSIA E VAZOS NË SHORT

Shqipëria do të përballet sot me Anglinë. Ndeshja nis në orën 18:00 dhe është e fundit për të dyja përfaqësueset në Grupin K. Anglia e ka siguruar vendin e parë prej muajit tetor, ndërsa synon t’i mbyllë kualifikueset pa pësuar gol. Ndërkohë kuqezinjtë do të luajnë në “play off” si vend i dytë. Kjo ndeshje megjithatë ka rëndësinë e saj. Shqipëria kërkon pikë të rëndësishme, që do të siguroheshin me një rezultat pozitiv ndaj Anglisë. Ekziston mundësia që Shqipëria të jetë në vazon e dytë në shortin e “play off”. Dhe që kjo të ndodhë, duhet marrë parasysh çdo skenar. Si ai i renditjes së FIFA-s.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top